Google ADS

Zyrtarizohet fushata

08:13 | 26 Prill 2017
Arbresh.info

Aktivitetet e shtuara të të gjitha partive politike nëpër qytetet e Kosovës, sipas analistëve kosovarë, po shihen si përgatitje për zgjedhje të parakohshme. Të gatshme për to janë shprehur të gjitha partitë në vend dhe për realizimin e tyre gatishmëri ka treguar edhe KQZ-ja.

Partitë politike në vend kanë filluar “zyrtarisht” fushatën për zgjedhjet e parakohshme. Edhe pse ende ka kundërthënie mes disa subjekteve që Kosova t’i nënshtrohet procesit zgjedhor në këtë kohë, rezultatet në terren flasin të kundërtën. Tash e disa muaj partitë politike janë duke punuar intensivisht në shpalosjen e programit të tyre në çdo kënd të vendit.

Madje ato nuk ngurojnë as të japin premtime duke kërkuar kështu poste të larta karshi zotimeve që i bëjnë. E këto aktivitete njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se janë përgatitje e hapur për zgjedhje të parakohshme. Madje, sipas tyre, sinjalin e parë për zgjedhje e ka dhënë kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Kurse Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) është shprehur e gatshme për organizmin e zgjedhjeve nëse ato do të shpallen së shpejti. “KQZ-ja e ka obligim për t’i realizuar zgjedhjet dhe në qoftë se shpallen do t’i organizojë”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, për gazetën “Zëri”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme