James Rodriguez është i lumtur në Real Madrid dhe dëshiron të qëndroj tek kryeqyteti spanjoll, të paktën kështu beson gruaja e mesfushorit – Daniela Ospina.
Manchester United dhe Chelsea janë shfaqur si dy destinacione të mundshme për Jamesin, i cili nuk ka arritur të jetë pjesë e formacionit startues të skuadrës nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.
“James është shumë i fokusuar, është një vendim shumë personal”, tha Ospina për ‘Marca’.
“Ai është i lumtur, por kur është koha për të marrë vendime, ai e bënë këtë. Nuk mund t’iu premtoj diçka, por James dëshiron të vazhdoj me Real Madridin dhe mua më pëlqen gjithashtu Madridi, jam shumë i lumtur në Spanjë dhe dua të qëndroj këtu”
Real Madridi do të takohet sonte (e mërkurë) me Deportivon, ndeshja ku ‘Los Blancos’ duhet të sigurojnë gjithsesi tri pikë për të vazhduar garën për titull pas disfatës ndaj Barcelonës./arbresh.info
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës