Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në hisori, përcjellë arbresh.info
570 – Lindi Muhamedi – burime të tjera sugjerojnë 20 prillin, sipas kalendarit hënor islamik. Muhamedi lindi në Mekë dhe jetoi atje për rreth 52 vitet e para të jetës së tij (570-622). Kjo periudhë është përgjithësisht e ndarë në dy faza; para dhe pas zbulimeve profetike. Me 622, i paralajmëruar për një komplot për vrasjen e tij, Muhamedi fshehurazi iku nga Meka për në qytetin Jethribit, 320 kilometra në veri. Shpejt Jethrib u riemërua Madinat un – Nabi, fjalë për fjalë “Qyteti i Profetit” (sot Medina). Vdiq me 8 qershor 632.
1514 – Koperniku bën vëzhgimet e para të planetit Saturn. Nikolaus Kopernikus (1473 – 1543) ishte matematikan dhe astronom i cili për herë të pare doli me idenë se Dielli ishte i palëvizshëm në qendër të universit dhe toka sillej rreth tij.
Kjo ide ishte fillimi i një ndryshimi se si bota shihej që nga koha e Arisotelit, shek. IV pes, dhe kështu Koperniku u bë nismëtari i revolucionit shkencor.
1532 – Sulltan Sulejman kalon përmes Hungarisë drejt Vjenës. Sulejman i njihet si Sulltani i Madhërishëm në Perëndim dhe Sulltan “Kanuni” (Ligjvënësi) në Lindje. Sulejmani (1494-1566) ishte i sulltani i dhjetë otoman dhe me qëndrimin më të gjatë në post.
Ai udhëhoqi ushtritë osmane në pushtimin e fortesave të krishtera të Beogradit, Rodos, si dhe shumicën e trojeve të Hungarisë para se vala e pushtimeve të tij të ndalej para mureve të Vjenës. Sulejmani aneksoi pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe zona të mëdha të Afrikës Veriore deri në perëndim të Algjerisë. Nën sundimin e tij, flota osmane ishte mbizotëruese në det nga Mesdheu deri në Detin e Kuq dhe në anën e Gjirit Persik. Sulejmani bëri ndryshime të mëdha legjislative në arsimin, tatime dhe kodin penal. Ai u shqua si poet dhe argjendar.
1755 – Universiteti i parë rus hapet në Moskë. Në vitin 1940, Universiteti mori emrin e themeluesit të tij, Mikhail Lomonosov dhe vazhdon të jetë universiteti me ndërtesat më të larta në botë.
1828 – Rusia i shpall luftë Turqisë për të mbështetur pavarësinë e Greqisë.
1855 – Kompozitori Gioacchino Rossini (1792-1868) lë Italinë dhe vendoset në Pasi, afër Parisit. Ai i kaloi vitet e mbetura të jetës së tij duke shkruar muzikë fetare, si dhe miniaturat që i quajti “mëkatet e moshës së vjetër”. Operat e tij komike, ndoshta puna e tij më e famshme, Il barbiere di Siviglia, konsiderohen si të rëndësishme në këtë zhanër krahas me vepra nga Mozart dhe Verdi.
1889 – Në Austri, lindi Ludwig Wittgenstein; filozof austriako – britanik, i cili punoi kryesisht në filozofinë e matematikës, mendjes, gjuhës, dhe logjikë. Sipas tij, gjuha fsheh mendimin; ashtu si rrobat fshehin trupin, sepse forma e jashtme e rrobave (fjala) është ndërtuar me një tjetër lëndë, e cila nuk e lejon trupin (mendjen) të shihet.
1915 – Italia nënshkruan Paktin e Londrës me Britaninë, Francën dhe Rusinë, ku përfshiheshin edhe planet për ndarjen e Shqipërisë – njihet sot Traktati i fshehtë i Londrës
1937 – Aeroplanët gjermanë sulmojnë Guernicën, fshat bask në veri të Spanjës. Bombardimet vazhduan për tre orë. Fshati u përfshi nga flakët; ata që u mbijetuan bombave u vranë nga mitrolozë. Guernica është gjithashtu një pikturë nga Pablo Picasso.
Ajo u krijua në përgjigje të bombardimeve dhe tregon tragjeditë e luftës dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm.
1937 – Për herë të parë – revista LIFE, botohet pa titullin e saj. Kur redaktori i natës, pas dremitjes e konstatoi këtë në orën 4 të mëngjesit, qindra mijëra kopje të revistë pa emër ishin shpërndarë në kioskat e Nju Jorkut.
1986 – BRSS, ndodhi aksidenti më i rëndë bërthamor në histori, në Çernobil pranë Kievit.
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor