Manekinia e bujshme, Layla Lace, ka thënë se pret fëmijë me reperin Drake. Ai nga ana tjetër thotë se nuk e di se kush është ajo.
Në fakt, këngëtari nuk i ka komentuar vet këto thashetheme, mirëpo ekipi i tij ka lëshuar një njoftim duke i hedhur poshtë këto spekulime.
“Drake nuk e ka takuar asnjëherë atë manekine, ashtu që ai nuk mund të jetë babai i fëmijës. Layla kërkon vëmendje dhe dëshiron që përmes tij të bëhet e njohur”, kanë thënë nga ekipi i Drake.
Lace kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale se është shtatzënë dhe se pret fëmijë. Ndërsa në një intervistë më pas ka thënë se është e sigurt se fëmija është i Drake.
Ajo ka treguar se njoftimi kishte ndodhur pasi reperi i kishte parë fotografitë e saj në Instagram dhe kishte kërkuar ta takonte. Takimin e kishte bërë miku i përbashkët i tyre, DJ Spade.
Mirëpo, ky i fundit e ka nxjerrë në shesh gënjeshtrën e saj duke publikuar një pjesë të bisedës, ku shihet se gjithçka është mashtrim.
“Çfarë do të bësh kur do të merret vesh se gjithçka është një gënjeshtër?”, e ka pyetur Spade, ndërsa ajo i ka thënë se atëherë do të jetë vonë dhe ajo të ketë fituar vëmendjen që ka dashur dhe do të arrijë të fitojë para.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...