Google ADS

Samsung po punon në Galaxy S9

23:37 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus janë prezantuar së fundit në treg, ndërkohë që kompania është duke punuar në modelin e ri.

The Investor shkruan se Samsung dhe Qualcomm kanë nisur punët në çipin e ri, i cili do të përdoret në Galaxy S9, që pritet të vijë vitin e ardhshëm. Çipi i ri që do të zëvendësojë çipin aktual Snapdragon 835 do të quhet Snapdragon 845, transmeton KosovaPress.  Pritet që çipi i ri do të ofrojë performanca më të mira dhe përdorim më efikas të energjisë.

Për dizajnin e telefonit të ardhshëm të kompanisë Samsung ende nuk dihet asgjë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme