Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në godinën e Partisë Socialiste në Shkodër mbrëmjen e sotme, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, që është edhe koordinator i PS në këtë qark.
Mbrëmjen e sotme do të inaugurohej godina e re e PS në Shkodër, por përfundoi në një sherr me armë dhe grushte mes vet socialistëve për ndarjen e posteve.
Në fund të mbledhjes një nga anëtarët e kryesisë ka thirrur drejtorin e OSHEE- së për veriun e vendit Ersi Sulejmani dhe pas debateve e ka qëlluar disa herë në kokë.
Përballë kësaj situate ka tentuar të ndërhyjë një tjetër anëtar por edhe ky i fundit është qëlluar disa herë ndërsa situata ka precipituar, kur njëri nga të pranishmit ka nxjerrë pistoletën nga brezi. Në këtë moment anëtarët e kryesise kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë e cila ka ndërhyre menjëherë duke shmangur çdo lloj ngjarje të paprecedent që mund të krijohej.
Pavarësisht ndërhyrjes së policisë deri në këto momente nu ka asnjë përson të shoqëruar ndërsa 3 persona kanë marrë plagë në kokë përfshi këtu edhe drejtorin e OSHEE- së Sulejmanin.
Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë pikërisht pakënaqësitë e akumoluara nga përfaqësuesit e socialistëve në Shkodër pasi prej muajsh në postet drejtuese të drejtorive kryesore ne Shkodër janë të emëruar njerëz nga Tirana. Kjo ka bërë që pakënaqësitë të vijnë në rritje duke precipituar deri në përleshje fizike.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...