Disa studentë kanë ndërtuar një krah artificial për një vajzë 10-vjeçare. Abdul Gouda dhe shokët e tij të klasës në Univeristetin George Mason ishin nën presion jo vetëm sepse nga projekti i tyre varej diplomimi por edhe shpresat e një vajze të vogël.
Isabella Nicola donte të luante me violinë por ajo lindi pa dorën e majtë dhe parakrahu i saj ishte shumë i shkrutër.
Mësuesi i saj i muzikës në shkollën ‘Island Creek Elementary’ në Fairfax County, i ndërtoi Isabellës një protezë e cila do ta lejonte që të lëvizte harkun e violinës me krahun e saj të majtë ndërsa telat me gishtin e saj të djathtë, e kundërta e asaj sesi luhet violina. Por proteza ishte shumë e rëndë dhe ai mendonte se mund të kishte ndonjë opsion më të mirë dhe komunikoi me studentët në Manson.
Gouda dhe katër shokët e tij të departamentit të bioinxhinierisë duhet të bënin një projekt për tu diplomuar dhe ideja që atyre iu dha ishte ndërtimi i një proteze për Isabellën.
Megjithatë ai pranoi se në fillim kishte hezituar për ta ndërmarrë një projekt të tillë:“Është një lloj presioni.”
Gouda, Mona Elkholy, Ella Novoselsky, Racha Salha dhe Yasser Alhindi krijuan prototipa të shumtë gjatë gjithë vitit por rasti i Isabellës ishte unik për ata dhe projekti përfshinte shumë prova dhe gabime.
Të enjten Isabella mori protezën e saj përfundimtare e cila iu përshtat mjaft mirë.
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me he...
Raphinha i pandalshëm edhe me Brazilin
Haradinaj: Doracaku i edukatës seksuale, sulm ndaj vlerave k...