Google ADS

Çitaku tregon historinë e Kosovës për ”Refugees International”

22:30 | 25 Prill 2017
M. A.

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, një ditë më parë u shpall kryetare nderi e organizatës së pavarur ndërkombëtare ”Refugees International”.

Por, sot ajo ka njoftuar së ka qenë pjesë e drekës së kësaj organizate, derisa ka pohuar se u ka kujtuar auditorëve për historinë e Kosovës.

Në një status të publikuar në llogarinë e saj në facebook, Çitaku, tha se është krenare derisa pati rastin të jetë afër përfaqësuesve ”WhiteHelmets” nga Siria.

”Ishte nder për mua të prisja drekën nga ”Refugees International”. I përkujtova auditorit për historinë e Kosovës. Krenare për t’u ulur pranë përfaqësuesve të “WhitHelmets” nga Siria dhe i falënderova për guximin e tyre. Shumë mirënjohëse që Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme Ed Royce, u bashkua me ne dhe na dha fjalë inkurajimi”, shprehet Ambasadorja Çitaku.

18157728-10154375827997414-7766561794216961996-n_1493151711-1299086

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme