Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të rishqyrtojë qëndimin e saj për t’u bashkuar me BE-në.
“Nëse ata nuk veprojnë me sinqeritet, ne duhet të gjejmë një rrugëdalje”, ka thënë ai në një intervistë, transmeton portali arbresh.info
“Britania e Madhe kërkoi nga populli i saj që të votojë për Brexit….ata kanë paqe mendore dhe po ecin drejt një të ardhme të re. Të njejtën gjë ka bërë edhe Norvegjia dhe të njejtën gjë mund ta aplikojë edhe Turqia”, ka shtuar ai.
Erdogan nuk ka lënë pa komentuar as zgjedhjet presidenciale franceze, në të cilat liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka kërcënuar të largojë Francën nga BE-ja.
“Një ose dy vende nuk mund ta mbajnë gjallë BE-në. Ata kanë nevojë për një vend si Turqia, një vend që simbolizon një besim të ndryshëm. Turqia do ta bënte edhe më të fortë BE-në”, ka shtuar Erdogan./Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...