Google ADS

Thaçi: Mbretëresha Elizabeta është shembull për politikanët

20:37 | 25 Prill 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci thotë se Mbreteresha Elizabeta është shembull për të gjithë se si duhet angazhuar për shoqërinë dhe të udhëhiqet në kohë të mira dhe të vështira.

Këto komente për të, Thaçi i bëri përmes një postimi në Facebook, pas pjesëmarrjes në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku u organizuar një pritje për ndertë të ditëlindjes së 91 të mbretëreshës Elizabetë.

Ja postimi i tij i plotë:

Sonte mora pjesë në pritjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, të organizuar për nder të ditëlindjes së 91-të të Lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta.

Ajo është shembull për ne sesi duhet angazhuar për shoqërinë dhe udhëhequr në kohë të mira dhe të vështira.

Partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe është i bazuar në vlerat që Mbretëresha Elizabeta gjithmonë i ka kultivuar. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme