Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, ka vazhduar vizitën e tij në qytetin e Gjilanit, ku është takuar edhe me biznesmenë dhe intelektualë të kësaj komune. Ai në bisedën e tij me qytetarë ka theksuar se AKR është e përgatitur për sfida të reja sepse ka program të bazuar në punë.
Presidenti Pacolli theksoi se Kosova aktualisht ka nevojë për njerëz që kanë vepra, njohuri dhe përvojë. “Jemi këtu prapë dhe unë sërish më duhet të flas me gjuhën e argumenteve” tha Pacolli.
Pacollit tha se AKR do ta mbroj qytetarin dhe kauzën e tij të drejtë. “Programi ynë qeverisës është i bazuar dhe i argumentuar, derisa shtyllë kryesore e zhvillimit të Kosovës është bujqësia”.
Sipas Pacollit bujqësia po degradohet çdo ditë e më shumë. Ai tha se deri tash ka munguar qasja pozitive ndaj kësaj dukurie.
Lideri i AKR-së tha se do ta përkrah çdo ide apo ofertë që lidhet me zhvillimin ekonomik dhe teknologjinë bazike e industriale. “AKR ka një strategji rreth privatizimit dhe do të verifikohet çdo tokë që është shitur ose blerë”.
Në kuadër të planit tonë për krijimin e vendeve të reja të punës, ne do të mundësojmë rritje të të hyrave buxhetore dhe do të krijojmë lehtësira për liberalizim të tregut, në mënyrë që ta mbrojmë prodhimin vendor.
“Ne do t`ja kthejmë Kosovës imazhin që e meriton. Këtë do ta bëjmë me punë të dinjitetshme dhe ngritje të standardit jetësor” tha ndër të tjera i pari i AKR-së.
Takimi më pas ka vazhduar me një debat mes Presidentit Pacolli dhe qytetarëve të Gjilanit të cilët ju drejtuan Presidentit të AKR-së me pyetje të shumta lidhur me përvojën dhe veprimtarinë e tij të suksesshme në Kosovë dhe botë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...