Ja çfarë do kishte bër sot Behgjet Pacolli po të ishte 25 vjeçar

19:30 | 25 Prill 2017
M. A.

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli gjatë turnit të tij në qytetin e Gjilanit është takuar me elitën e intelektualeve nga ajo pjesë, shkruan arbresh.info

Ata kanë biseduar shumëçka, por nuk kanë munguar as këshillat e tij për rinin kosovare.

I pyetur se çfarë do kishte bërë po të ishte në moshën 25 vjeçare, në këto kushte që jemi ne në Kosovë, ai ka thënë se do të ndjekte ëndrrën e tij.

“Asnjëherë nuk do të ndalesha në bukurinë e ëndrrave të mia. Unë i them rinisë që asnjëherë mos u ndalni dhe besoni në bukuritë që jeta ofron. Secili njëri e ka një vend të caktuar në shoqëri. Me lindjen e njeriut i është caktuar edhe vendi ku do të veprojë. Ne asnjëherë nuk duhet të ndalemi që të besojmë se një ditë do ta gjejmë atë vend. Unë edhe sot them se me angazhimin dhe dëshirën shumë të madhe munden edhe kodrat të lëvizin. Mos të demoralizohem, të jemi optimist. Duket si ëndërr por ju mos u ndalni duke besuar në këtë ëndërr”, ishin fjalët e Pacollit gjatë ligjëratës në Gjilan./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme