Google ADS

Nga 1 maji “Telenor” dhe “Vip” nuk kanë sinjal në Kosovë

19:01 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Kompanitë serbe “Telenor” dhe “Vip mobil” që ofrojnë shërbime të telefonisë mobile, kanë njoftuar sot se do të ndërprerjen e emetimit të sinjaleve në territorin Kosovës që nga 1 maji i këtij viti.

Sipas tanjug, kjo ndërprerje është në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për Telekomunikacionin, transmeton lajmi.net.

Nga 1 maji këta dy operatorë nuk do të kenë leje për afarizëm në Kosovë dhe ato do t’i largojnë nga Kosova 15 stacione bazë.

“’Telenor’ dhe ‘Vip mobil’ përdoruesve do t’u mundësojnë komunikimin me kushte të pandryshuara në marrëveshje me kompaninë MTS d. o. o., operatori i vetëm që do të ketë leje për afarizëm në territorin e Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme