Google ADS

Skiatorët e Kosovës me bursa olimpike

18:40 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre sportistë kanë nënshkruar sot kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike për Lojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

Përfitues të kësaj burse janë sportistët; Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për cdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë.

Albin Tahiri, si përfitues i kësaj burse tanime ka fituar normen Olimpike në katër disiplina dhe pritet qe të arrij normën edhe në disiplinën e pestë. Ndërsa, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci pritet që edhe këta të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 duke arritur edhe këta normë Olimpike.

Kjo bursë është vazhdim i përkrahjes të sportistëve kulminant nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe nga sot këta sportistë do ti kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin e Kosovës në Lojrat Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyongChang 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme