Rexhepi dërgohet në Turqi për rehabilitim

18:33 | 25 Prill 2017
M. A.

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, do të dërgohet në Turqi për rehabilitim pas sulmeve në tru të pësuara ditë më parë.

Ditë më parë ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni pas të cilit mjekët e QKUK-së kishin thënë se s’ka pasur komplikime gjatë intervenimit.

Koha mëson se ish-kryeministri do të dërgohet në Turqi për rehabilitim të mëtejmë.

Ai pritet të niset sonte rreth orës 21:00, ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Dy sulmet që i kishte pësuar Rexhepi i kanë dëmtuar rëndë trurin atij dhe ai mbetet ende pa vetëdije.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme