Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, nënshkruan memorandum mirëkuptimi për financimin disa projekteve infrastrukturore në fshatrat e kësaj komune në vlerë prej 460 mijë euro.
Projektet përfshijnë asfaltimin e rrugës qarkore në Rahovec në rrugën regjionale, në vlerë prej 200,000 euro, riparimi i rrugës fshatit. Zatriq – lidhja me rrugën regjionale Rahovec – Malishevë, në vlerë prej 50,000 euro, riparimi (asfaltimi), i rrugës që lidh dy fshatrat Fortesë – Sapniq në Rahovec, në vlerë prej 50,000 euro, rekonstruimi i rrugës Rahovec – Drenovc – Sorosh, në vlerë prej 100,000 euro, rreth-rrotullimet te rrasat dhe Rija në Rahovec, në vlerë prej 150,000 euro dhe shtruarja e rrugëve lokale me kubëza në fshatin Retinë KK Rahovec, në vlerë prej 10,000 euro.
Komuna e Rahovecit obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i MI-së.
Po ashtu, komuna e Rahovecit është e obliguar të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës për rrjedhat e realizimit të këtyre projekteve.
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...