Google ADS

Ronaldo fajëson dyshen e Realit për disfatën ndaj Barçës (VIDEO)

15:47 | 25 Prill 2017
Arbresh Info

Askush nuk e shijoi më pak ‘El Clasicon’ e fundit të këtij sezoni se Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi jo vetëm që nuk arriti të shfaq klasin e tij, por ai ishte i pashpresë derisa rivali i tij, Lionel Messi, i siguroi tri pikë Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.

Fitorja e fundit e Barcelonës 3 me 2 hapi garën për titull duke i vendosur ata në një nivel të njëjtë me ‘Los Blancos’ nga numri i pikëve, ndonëse Madrilenët kanë një ndeshje më pak.

Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Ronaldos me Lionel Messin para fillimit të ‘El Clasicos’ (FOTO/VIDEO)

Ashtu siç mund të kuptohet, tensionet ishin të mëdha në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes. Disfata solli edhe më shumë presion në krahët e tyre dhe kjo do të thotë tani se ata nuk duhet të gabojnë sërish. Pavarësisht largimit të Gareth Bale nga fusha për shkak të lëndimit dhe ndëshkimit me karton të kuq të Sergio Ramosit, Ronaldo ka fajësuar dy bashkëlojtarë të tjerë në skuadër.

Pas përfundimit të ndeshjes, videot shfaqën se Ronaldo ishte duke iu bërtitur dy bashkëlotjarëve të tij duke iu thënë se duhet të bënin faull derisa Messi po përgatiste gjithçka.

Marcelo dhe Luka Modric dështuan për të ndërprerë Sergio Roberton në ndërtimin e golit të fundit dhe Cristiano Ronaldo fajësoi dyshen për këtë humbje./arbresh.info

https://twitter.com/footie_gossip/status/856248461452345345

Të ngjashme