Google ADS

Dy vrasësit e Arkansasit ekzekutohen për një ditë

15:28 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Shteti i Arkansasit ka ekzekutuar dy të burgosur të dënuar me vdekje pasi Gjykata Supreme amerikane refuzoi apelet e tyre të fundit.

Jack Jones dhe Marcel Williams janë dënuar me vdekje për përdhunimet dhe vrasjet e kryera në vitet ’90, transmeton portali arbresh.info.

Arkansas ka planifikuar tetë ekzekutime të papritura, kur mori vesh që furnizimit me injeksione vdekjeprurëse do t’u skadojë afati në fund të prillit.

Ky është ekzekutimi i parë i dyfishtë në të njëjtën ditë në Amerikë prej 17 vjetësh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme