Dështon propozimi i Mustafës në Bruksel, duhet demarkacioni për vizat

15:10 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Takimi i shumëpritur i kryeministrit Isa Mustafa dhe komisionierit evropian Dimitris Avramoploso në Bruksel përfundoi me dështimin e kryeministrit Mustafa.

Zëdhënësja e Komisonit Evropian, Tove tha për TCH se Avromoplos vlerëson përpjekjet e kryeministrit Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi dhe tha ka inkurajuar kryeministrin që ta dërgojë në Kuvend.

“Komisioneri Avramopoulos gjithashtu pranoi përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe inkurajoi Kryeministrin Mustafa, qeverinë e tij dhe partitë politike që të vazhdojnë së shpejti me votën në Kuvend.” tha Tove.

Ndërkaq, komisioneri evropian ka dhënë mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave dhe ka vlerësuar edhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu bëhet e ditur se Avramoplos do të vizitojë Kosovën para stinës së verës.

Mustafa kishte udhëtuar në Bruksel për të kërkuar pezullimin e demarkacionit për dy vjet si kriter të liberalizimit tv vizave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme