Barcelona ka fituar garën ndaj rivalit në La Liga, Real Madridit, për të siguruar transferimin e yllit të Paris Saint Germain, Marco Verratti.
Marco Verratti thuhet të jetë shënjestër gjatë verës e dy klubeve të mëdha, Barcelonës dhe Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Pasimi më i mirë i ‘El Clasicos’ nga mjeshtri i Barcelonës (VIDEO)
Megjithatë, lufta ndërmjet tyre thuhet se ka përfunduar pasi ylli i Paris Saint Germain ka vendosur për transferim te Barcelona. Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se reprezentuesi i i Italisë dëshiron të jetë në një formacion të përbashkët me Lionel Messin në ‘Camp Nou’.
Performanca e reprezentuesin argjentinas në vikendin e kaluar në ‘El Clasico’, në të cilën ai i siguroi skuadrës fitoren në minutat shtesë, thuhet se ka ndryshuar vendimin e Verratit.
Futbollisti i PSG-së raportohet se i ka thënë agjentit të tij të sigurohet që sezonin e ardhshëm të luaj së bashku me Lionel Messin./arbresh.info
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent