Gjenerali amerikan në Afganistan ka thënë që nuk ka dyshim që Rusia është duke ia siguruar armët talibanëve.
Në deklaratën më të fuqishme të bërë për përfshirjen e Rusisë në luftën e Afganistanit, gjenerali john Nicholson ka thënë që “nuk është për të hedhur poshtë” përfshirja e Moskës, përfshirë dhënia e armëve talibanëve, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka folur në Kabul përkrah James Mattis, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, i cili ka thënë se Amerika duhet të konfrontojë Rusinë për veprimet e saj në Afganistan, aty ku Bashkimi Sovjetik luftoi dhe humbi një luftë të përgjakshme në vitet 1980.
Një zyrtar i paidentifikuar ushtarak amerikan tha se Rusia po furnizonte talibanët me armë automatike dhe me armë të tjera të mesme.
Armët po përdoren për të sulmuar forcat afgane të sigurisë në provincat jugore të Helmandit, Kandaharit dhe Uruzgan, tregojnë raportet e inteligjencës./Arbresh.info
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...