Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim një delegacion deputetësh nga Parlamenti i Belgjikës, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.
Duke i falënderuar për mbështetjen e madhe të Belgjikës ndaj Kosovës, Hoxhaj i ka njoftuar deputetët në lidhje me zhvillimet në vend dhe përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Ministri Hoxhaj po ashtu i ka falënderuar deputetët belgë për mbështetjen e madhe të Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, ndërkaq ka kërkuar mbështetje për aplikimet e tjera që do t’i bëjë Kosova në disa organizata këtë vit.
Në këtë takim u diskutua nevoja për zgjerim të mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Mbështetja e Belgjikës për Kosovën në shumë fusha ka qenë shumë e rëndësishme për ne dhe shpresojmë që kjo mbështetje të vazhdojë të zgjerohet në proceset në vijim. Jemi shumë të interesuar që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale t’i zbërthejmë në bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy vendeve”, ka deklaruar Hoxhaj.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...