Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, do të kryesojë sonte Sesionin e Parlamentit të Komunitetit të Energjisë, që mbahet në Bruksel dhe do t’i adresohet këtij forumi në emër të Kosovës.
Ky forum përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Rumanisë, si dhe 16 përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, i formuar për të mbështetur politikat për realizimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të aprovuar më 2003.
Forumi përqendrohet në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji, me çmime të pranueshme, energji brenda kritereve ekologjike nëpërmjet përafrimit të kornizës ligjore për këtë sektor, projekteve të përbashkëta për rrjetin e infrastrukturës energjetike dhe krijimin e tregut të përbashkët të energjisë, ka bërë të ditur zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...