Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Memli Krasniqi duke folur sot në konferencën e donatorëve për sektorin e bujqësisë ka thënë se MBPZHR po planifikon ndryshimin e aplikimit për grante e subvencione për bujqit.
Krasniqi duke folur rreth zhvillimeve që kanë ndodhur në sektorin e bujqësisë në vitet e pas pavarësisë ka thënë se pavarësisht se është prioritet, buxheti për bujqësinë është ende i vogël, shkruan arbresh.info.
“MBPZHR është e përkushtuar për jetësimin e mirëfilltë të konceptit të zhvillimit të bujqësisë. Është prioritet i lartë përmirësimi i menaxhimit të burimeve natyrore siç është toka punuese, pyjet. Buxheti i tanishëm nuk është i mjaftueshëm për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit. Për këtë vit buxheti është 57.6 milionë euro. Objektivat tona kryesore do të konsistojnë në rritjen e kapaciteteve prodhuese bujqësore, rritjen e produktivitetit dhe rritjen e vendeve të punës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka shtuar se po synohet rritja e buxhetit për grante dhe subvencione.
Krasniqi po ashtu ka bërë të ditur se në mënyrë që të rritet transparenca po planifikohet që të ndryshohet mënyra e aplikimit për grante dhe subvencione.
“Planifikojmë që të ndryshojmë mënyrën e aplikimit për grante dhe subvencione nga sistemi i tashëm manual në sistem online për të rritur transparencën”. Ka thënë Krasniqi./Arbresh.info.
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu