Skuadra në La Liga detyrohet të krijojë fanellë të re për vetëm një ndeshje

10:57 | 25 Prill 2017
Arbresh Info

Osasuna do të debutoj fanellën e re në ndeshjen e së mërkurës ndaj Barcelonës për shkak se fanellat e tyre për ndeshjet si nikoqir dhe mysafirë bien në kundërshtim me ato të rivalit të tyre.

Skuadra në fund të tabelës, e cila do të udhëtoj në ‘Camp Nou’ për ndeshjen e ardhshme, është detyruar të ndryshoj dizajnin e fanellës pas një kërkese nga transmetuesit televiziv, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Zbulohet biseda e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin para fillimit të ‘El Clasicos’ (FOTO/VIDEO)

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, Osasuna shpjegon se fanellat e tyre me ngjyrë të kuqe dhe blu për ndeshjet si nikoqir dhe aty me ngjyrë të gjelbër dhe blu për ndeshjet si mysafirë nuk janë në “përputhje” me fanellën e Barcelonës.

Ata do të bartin një fanellë me ngjyrë portali për ndeshjen e xhiros së 34 ndaj gjigantit katalunas./arbresh.info

3f94aae300000578-0-image-a-2_1493102694989-1

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme