Google ADS

Pogba mungon në derbin ndaj Man Cityt

10:19 | 25 Prill 2017
Arbresh Info

Jose Mourinho ka pranuar se Manchester United do të jetë në mungesë të Paul Pogbas në derbin ndaj Manchester Cityt.

Pogba është detyruar të largohet nga fusha në fitoren 2 me 0 të Manchester United ndaj Burnleyt, transmeton portali arbresh.info.

“Nëse është i lënduar apo kishte vetëm lodhje të muskujve, nuk e di”, tha fillimisht trajneri portugez.

“Por, nëse nuk mund të luaj të enjten, ai nuk do të jetë në fushë. Ne luajmë dikë tjetër në vend të tij sepse nuk mund ta vajtojmë”

Mourinho tani është pa shumë yje, përfshirë Chris Smalling, Phil Jones, Marco Rojo, Juan Mata dhe Zlatan Ibrahimovic, që të gjithë janë të lënduar./arbresh.info

Të ngjashme