Zëvendëspresidenti i Partive Popullore Evropiane (PPE) dhe kryetar i komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian (PE), David McAllister dhe europarlamentari për Shqipërinë, Knut Fleckenstein vizitojnë të martën Tiranën në përpjekje për uljen e palëve në dialog dhe arritjen e një kompromisi për krizën politike në vend.
Dy eurodeputetët do të kenë një takim të përbashkët me drejtuesit e koalicionit qeverisës, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, dhe më pas me kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha. Kjo e fundit, prej më shumë se dy muajsh po vijon protestën, pa u tërhequr nga kërkesa për qeveri teknike, si garancia e vetme për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Koalicioni i majtë qeverisës, 10 ditë më parë iu drejtua zyrtarisht së djathtës europiane duke i kërkuar të ndërhyjë për vendosjen e komunikimit me opozitën shqiptare. Ardhja në Tiranë e dy eurodeputëve, përkoi me përshkallëzimin e protestës së opozitës, e cila të hënën doli nga çadra në bulevard dhe protestoi, duke bllokuar disa nga akset kryesore të qarkullimit në vend.
Laporta: Refuzova 250 milionë për Yamal
Begaj viziton arbëreshët e Italisë: Do të mbetet një kujtim ...
Ancelotti tregon haptas se a do të bëjë Real Madridi ndonjë ...
“Trepça” dërgon padi ndaj një ish-punëtori, thot...
Vrasja e kreut të Hamasit, reagon Hezbollahu: Do ta përshkal...
Ursula von der Leyen javën tjetër në Kosovë