Napoli ka nisur bisedimet me portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny.
Reprezentuesi polak është aktualisht duke kaluar sezonin në formë huazimi te Roma, megjithëse “Giallorossët” nuk pritej të kërkojnë marrëveshje të përhershme në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis dëshiron të mbajë Szczesnyn në Itali dhe ka shtruar në tavolinë një kontratë pesë vjeçare te agjentët e tij.
Lexo më shumë: Skuadra franceze ofron 20 milionë për sulmuesin e Arsenalit (FOTO)
De Laurentiis është gjithashtu në bisedime me Arsenalin duke i detyruar londinezët të ulin çmimin prej 20 milionë euro.
Ndryshe, Szczesny është i hapur për të vazhduar karrierën edhe edicionin e ardhshëm në Serie A./arbresh.info
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...