Google ADS

Një orë vrap ose ecje zgjatë 7 orë jetë

09:07 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Vrapi është një nga aktivitetet më të preferuara dhe më të ushtruara fizike në botë.

Ky aktivitet ka një ndikim domethënës në jetëgjatësinë e njeriut.

Njerëzit që vrapojnë janë 25-40 përqind më pak të rrezikuar nga vdekshmëria e hershme dhe jetojnë të paktën 3 vjet më shumë se njerëzit që nuk vrapojnë. Një studim i publikuar në revistën Progress in Cardiovascular Diseases, thekson se vrapi “është një faktor kyç që garanton jetëgjatësinë.”

Lajmi më i mirë që vjen nga ky studim 15 vjeçar, është që përfitimet janë të njëjta, si në rastet e një vrapi të ngadaltë e të lehtë për pak minuta ashtu edhe në rastet e një vrapi të shpejtë dhe kohëgjatë. Kjo do të thotë që njerëzit mundet të jenë modestë në këtë aktivitet fizik dhe sërish, të korrin shumë përfitime maksimale. Ekspertët shpresojnë që ky studim do t’i motivojë njerëzit të nisin këtë aktivitet të rëndësishëm fizik dhe të kryejnë aktivitet fizik apo të vrapojnë, për shkak të përfitimeve që vijnë prej tij.

Studimi ka analizuar edhe aspekte të tjera të këtij aktiviteti fizik. Duke mbajtur në konsideratë faktorë të tjerë të stilit të jetesës, shkencëtarët sugjerojnë që vrapi të shton minimalisht 3 vite jetë, por përfitimet janë më të mëdha se kaq, sidomos në e nisni këtë aktivitet më vonë gjatë jetës. Autorët e studimit saktësojnë se, çdo orë që shpenzoni duke vrapuar ju jep 7 orë shtesë jetë. Këto të dhëna vlejnë për sasi të vogla kohore të shpenzuara çdo ditë për vrap, dhe jo nëse vraponi për orë të tëra në ditë, duke stërmunduar veten. Gjatë vlerësimit të rolit të vrapit në vazhdën e faktorëve domethënës të shëndetit, shkencëtarët morrën për bazë të ashtuquajturat “fraksione të popullsisë” dhe rreziqet kryesore që shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në studim u përfshinë 55,000 njerëz.

Shkencëtarët thanë se nëse duhanpirësit ndalonin së piri duhan menjëherë, atëherë me këtë veprim do të shmangej 11% e vdekjeve të parakohshme. Nëse të gjithë njerëzit mbipeshë do të ulnin Indeksin e Masës Trupore, atëherë do të shmangnin 8% të vdekjeve të parakohshme. Tensioni i lartë i gjakut ishte një tjetër kontribues në nivelin e vdekjeve të parakohshme, me 15 përqind. Mungesa e vrapit apo aktivitetit fizik, ishte faktori më i lartë i rrezikut me 16 përqind.

A është vrapi forma më e mirë e ushtrimit fizik? Pikë së pari, vrapi është i volitshëm dhe më energjik në krahasim me format e tjera të stërvitjes. Nuk është habi që vrapuesit aktivë renditen të parët. Përfitimi në jetëgjatësi i njerëzve që nuk vrapojnë, por që janë aktivë është 12 përqind, ndërsa ai i njerëzve që vrapojnë, por jo në mënyrë aktive është 30 përqind. Ky krahasim nxjerr në pak faktin se vrapi është një tregues më i fortë i shëndetit se çdo formë tjetër e stërvitjes, edhe nëse ky aktivitet zgjat shumë pak. Ekspertët nuk deklarojnë që vrapi është dyfish më i mirë se ushtrimet e tjera fizike, por theksojnë se vrapimi është një aktivitet shumë inkurajues për shëndetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme