Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thënë se është koha që kjo lëvizje popullore të kthehet në fitore të kauzës qytetare.
Duke folur nga Çadra e Lirisë, Basha theksoi përsëri se zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur.
“Ka qënë një ditë e gjatë, e lodhshme por absolutisht e suksesshme për opozitën, për qytetarët shqiptarë dhe e lavdishme për këtë lëvizje të pamposhur popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dua t’iu falenderoj nga zemra ju dhe mijëra qytetarë të tjerë që morën pjesë aktivisht në aksionin popullor të paralajmërimit dhe, provën e vendosmërisë tonë për t’i shkuar deri në fund kauzës së drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qindra mijëra të tjerë vranë frikën dhe me zemrat e tyre u bashkuan me ne”.
“E gjithë Shqipëria, të majtë e të djathtë u bashkuan me betejën e drejtë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Koha po vjen. Ta kurorëzojmë këtë lëvizje me fitoren që gjithë shqiptarët presin.
Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëria për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshtarët tanë politikë”, tha Basha.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...