Jo të gjithë nxënësit e shkollave të Kosovës ishin të përgatitur për testin maturës shtetërore.
Në një video amatore të siguruar nga KTV’ja, shihet një arsimtar, i cili ishte edhe si administrator i klasës duke i ndihmuar një nxënësi. Arsimtari gjatë tërë kohës i qëndron afër këtij nxënësi që duket më i moshuar se maturantët e tjerë.
Këtu shihet se si ky arsimtar e tepron me ndihmën e ofruar. Ai e plotëson shumicën e testit me dorën e tij. Këto parregullsi kanë ndodhur në shkollën “Fehmi Agani” në Klinë.
Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë kanë pohuar se ende nuk ka të dhëna të sakta për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë testit.
Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror për Maturë, Azem Guri, ka pohuar se do të dënohen të gjitha këto akte.
Ndërkohë, gjatë së shtunës janë vërejtur shumë parregullsi nëpër shkolla të ndryshme ku janë mbajtur testet.
Ndonëse nxënësve u ishin marrë celularët paraprakisht në disa raste ata kanë arritur t’i fotografojnë testet dhe t’i këmbejnë përgjigjet e sakta nëpërmjet rrjeteve sociale.
Rreth 33 mijë maturantë nga i gjithë vendi i janë nënshtruar pjesës së parë të provimit kombëtar të maturës shtetërore.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person