Google ADS

Kili tronditet nga një tërmet 7.1 ballësh

01:37 | 25 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një tërmet i madh me magnitudë 7.1 ka goditur brigjet perëndimore të Kilit, duke  lëkundur kryeqytetin Santiago dhe duke gjeneruar të paktën dy tronditje të rëndësishme.

Sipas shërbimit emergjent të Kilit nuk ka pasur dëme të mëdha të dukshme.

Codelco, një nga kompanitë më të mëdha të minierave të bakrit në botë, tha se operacionet e saj nuk ishin të ndikuara.

Tërmeti u përqendrua 35 km në perëndim të qytetit bregdetar të Valparaisos në një thellësi të cekët prej 10 km nën shtratin e detit, tha US Survey Geological Survey.

Autoritetet kiliane fillimisht urdhëruan evakuimin parandalues të zonës bregdetare pranë Valparaisos, rreth 97 km në perëndim të Santiago, në rast të një cunami, por e anuluan pak kohë më pas.

Një zëdhënës i qeverisë lokale në Valparaiso tha se nuk kishte raportime për dëmtime strukturore deri më tani, por rrjetet telefonike kishin rënë  në disa vende.

Tërmeti i magnitudës 7.1 konsiderohet i madh dhe është i aftë të shkaktojë dëme të përhapura dhe të rënda, por efektet e kësaj do të ishin zbutur sepse ishte në det të hapur.

Kili, që ndodhet në të ashtuquajturin Unazën Paqësore të zjarrit, ka një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse, duke përfshirë një tërmet me magnitudë 8,8 në 2010 në bregun jug-qendror, i cili gjithashtu shkaktoi një cunami që shkatërroi qytetet bregdetare. Më shumë se 500 vetë vdiqën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme