Google ADS

27 gjëra të tmerrshme që mund t’iu ndodhin nëse nuk flini mjaftueshëm

01:34 | 25 Prill 2017
Trina Galanxhi

Mungesa e gjumit nuk është shaka.

Shumë njerëz mund të mendojnë se mund të flenë më pak orë gjatë javës, e t’i zëvendësojnë ato në fundjavë, pa e ditur se një gjë e tillë vë në rrezik shëndetin e tyre. Edhe pse ekspertët rekomandojnë që të rriturit duhet të flenë 7-9 orë në natë, shumë prej nesh flemë më pak. Ndërsa adoleshentët dhe fëmijët duhet të flenë më shumë.

Ja cilat janë 27 gjërat e tmerrshme që mund të ndodhin nëse nuk flini mjaftueshëm:

  • Probleme me kujtesën afatshkurtër dhe të mësuarit
  • Nervozizëm dhe dhunë
  • Plakje të parakohshme të lëkurës
  • Shtim në peshë dhe probleme me kontrollin e impulsit
  • Formimin e toksinave në tru, të lidhura me sëmundjen e alcajmerit.
  • Probleme me shikimin, vizione të dyfishta dhe zbehtësi.
  • Rrezik për shfaqjen e sëmundjeve në zemër
  • Përqendrim i ulët dhe vonesë në reagime.
  • Probleme me sistemin imunitar (mungesa e gjumit pengon mbrojtjen natyrale të trupit kundër infeksioneve).
  • Marrja e vendimeve të gabuara, që vënë jetën dhe financat në rrezik.
  • Mbiprodhim të urinës (nokturia mund të shkaktohet nga mbiprodhimi i urinës gjatë natës, që lind nevojën e zgjimit për të shkruar në tualet).
  • Shpërqendrim në gjërat më të zakonshme.
  • Probleme me të folurit
  • Ftohje
  • Dobësi të muskujve
  • Aksidente me makinë
  • Ulet dëshira për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
  • Dhimbje kronike
  • Rritet rreziku për zhvillimin e diabetit të tipit 2, edhe tek personat që nuk janë mbipeshë.
  • Ngathtësi
  • Rritet rreziku për zhvillimin e disa llojeve të kancerit, sidomos ai i gjirit.
  • Probleme me kujtesën
  • Përçarje gjenetike
  • Depresion dhe ankth
  • Probleme gastrointestinale, si sindroma e zorrës së irrituar.
  • Dhimbje koke
  • Vdekje të parakohshme

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme