Ish-drejtuesja e një emisioni në televizionin Fox News, Heather Nauert, është bërë zëdhënësja e re e Departamentit amerikan të Shtetit.
Njoftimi u dha përmes një deklarate të Departamentit të Shtetit.
“Përvoja e Heather në media dhe interesi i saj i përhershëm për çështjet ndërkombëtare do të kenë vlerë të paçmueshme ndërsa ajo i transmeton përparësitë e politikës së jashtme të administratës për publikun amerikan dhe atë botëror”.
Heather Nauert ishte së fundmi një nga drejtueset e emisionit të mëngjesit “Fox and Friends” në Fox News, një emision i preferuar i Presidentit Donald Trump.
Më parë ajo ishte korrrespondente për televizionin ABC.
Që nga fillimi i mandatit, posti i zëdhënësit të Departamentit të Shtetit ka qenë i paplotësuar. Mark Toner, një diplomat karriere, që ishte zëvendës zëdhënës i Departamentit gjatë presidencës Obama, ka shërbyer si zëdhënës në detyrë.
Nuk është ende e qartë se kur do të fillojë të drejtojë konferencat për shtyp zëdhënësja e re, Nauert. /VoA
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?