Google ADS

Nishani në Arabinë Saudite takon anëtarë të familjes mbretërore

00:26 | 25 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani zhvilloi një vizitë në Arabinë Saudite, me ftesë të Mbretit Selman bin Abdualziz Al-Saud.

Nishani u takua me anëtarë të familjes mbretërore saudite, si dhe vizitoi dy Xhamitë e Shenjta, në Mekë dhe në Medinë, Kujdestar i të cilave është Mbreti Selman.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen  për ndihmën që Arabia Saudite i ka dhënë Shqipërisë e shqiptarëve ndër vite, si dhe duke vlerësuar nivelin shumë të mirë e miqësor të bashkëpunimit mes dy vendeve, theksoi nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, krahas atij politik./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme