Google ADS

Veseli s’e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

23:53 | 24 Prill 2017
M. A.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar përsëri për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
Veseli ka thënë se Kushtetuta e Kosovës e parasheh që në vitin 2018 të ketë zgjedhje parlamentare, por që sipas tij, nëse ka marrëveshje politike, kjo mund të ndodhte edhe nesër.

“Nuk duhet t’i traumatizojmë qytetarët me çështjen e zgjedhjeve, për interesa dhe egot tona”, ka thënë ai në KTV.

“Zgjedhjet do të mbahen nëse e shohim se nuk ka vendimmarrje për të mirën e qytetarëve”, është shprehur Veseli.

Kreu i PDK’së po ashtu ka vlerësuar se Qeverisë i duhet një fillim i ri. Ai ka thënë se dëshiron një fillim të ri edhe në ministritë që udhëhiqen nga PDK’ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme