Google ADS

Gjetaj: Serbet janë duke luajtur “lojëra”, me varrezat masive të shqiptarëve në Rashkë

23:13 | 24 Prill 2017
M. A.

Pas shtatë ditë fillimit të gërmimeve për gjetjen trupave të shqiptarëve ne varrezat e Rashkës, të vrarë gjatë luftës së fundit, ende nuk është gjetur asnjë shenjë se aty mund të ketë varr masiv.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, në një prononcim për Indeksonline, ka konfirmuar se në varrezën masive të Kizhevacit ende nuk është gjetur asnjë e mbetjeve mortore.

Ai ka thënë se këto zvarritje janë duke u bërë qëllimisht nga pala serbe, sepse sipas tij ata e dinë saktësisht ku janë varrezat masive por janë duke u shtire sikur nuk e din.

“Punimet e ndërprera të premten për shkak të motit të lig, sot kanë vazhduar me një intensitet të shtuar, kështu që ende po punohet në vendet ku dyshohet se ka varreza masive. Gërmimet në varrezat e Kizhevacit në Rashkë janë duke vazhduar por ende nuk ka gjetje të kufomave”, ka thënë ai.

Gjetaj ka thënë informacionet për lokacionin varrezave masive i kanë vetëm pala serbe, dhe se sipas tij ata ndoshta mund të jenë duke lujtur një loje keqe.

“Sipas informacionit të palës serbe aty dyshohet se ekziston një varr masiv më trupa të shqiptarëve, nëse kjo nuk është ndonjë lojë e serbëve. Por do të shohim tani pas heqjes së shtresave të dheut se çka mund të ketë aty”, ka thënë Gjetaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme