Në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini është diskutuar për zbatimin e Ligjit të punës, respektivisht çështjen pushimit të përbashkët prindëror.
Ajete Kërqeli nga D4D ka thënë se propozimi i kësaj organizate është që në të ardhmen të punohet me të gjithë që pushimi prindëror për fëmiun të ndahet mes bashkëshortëve.
“Pushimi i atësisë është pushimi që i takon babës biologjik që fillon në momentin që lind fëmija , edhe pushimi prindëror mandej që është e drejtë e barabatë individuale e burrit edhe gruas”, ka deklaruar Kërqeli në emision.
Sipas saj në hulumtimin që kanë realizuar pikëpamjet mbi pushimin e përbashkët prindëror ndryshojnë mes prindësh e të dhënat tregojnë që 58.2% e burrave dhe grave në Pejë do ta konsideronin marrjen e pushimit prindëror, në krahasim me vetëm 27.4% të burrave dhe grave në Prizren që e mendojnë të njejtën.
Ndërsa në cilësinë e prindit ka folur gazetari Kreshnik Berisha – Keka, i cili ka deklaruar se është një përshtypje në Kosovë që burrit duhet me ia hjek punët e kujdesit ndaj fëmijëve e duhet me ia lënë gruas.
“Kjo duhet të ndryshojë sepse kështu ndihmohet edhe familja, edhe gruaja”, ka deklaruar Keka.
Në anën tjetër Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, ka thënë se para se kjo të ndodhë duhet të llogariten edhe aspketet buxhetore por edhe atë se a mund të jetë e përballushme edhe për bizneset.
Ndërsa Fatmir Haxholli nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka deklaruar se do të duhet të shihej se cili do të ishte zgjidhja më e mirë që do të mund ta përdorin edhe bizneset.
“Duhet të kemi edhe analiza se sa ekonomia jonë mund të përballojë duke mos pasur kosto shtesë dhe që shteti duhet të gjejë mënyra adekuate që nuk janë të dëmshme”, tha Haxholli.
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...