Koreja e Veriut paralajmëron ‘luftë të madhe’

21:03 | 24 Prill 2017
Trina Galanxhi

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un ka paralajmëruar ‘luftë të madhe’, pas tensioneve në rritje me SHBA-të.

Trupat amerikane me urdhërin e Donald Trump kanë filluar ushtrimet në gadishullin Korean, që konsiderohet si demonstrim i hapur kundër regjimit totalitar, transmeton portali arbresh.info.

Duke pranuar kërcënimin, mediat shtetërore të Koresë së Veriut shkruajnë se ‘nëse SHBA-të provokojnë, ushtria dhe njerëzit e saj do t’i përgjigjen luftës së madhe’.

Në rritjen e tensioneve mes Koresë Veriore dhe SHBA-ve, Kina dhe Rusia po vëzhgojnë situatën me nervozizëm, pasi nëse konflikti përshkallëzohet, ato pritet të vërshohen nga refugjatët./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme