Sipas një zyrtari të BE-së nevoitet një veprim urgjent për të ndihmuar të paktën 23 mijë fëmijë refugjatë të pashoqëruar dhe që vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar në kampet e refugjatëve në Greqi dhe Itali.
Claude Moraes, kryetari i komitetit të drejtësisë dhe të punëve të brendshme të parlamentit europian, përmes një raporti ka theksuar se kapmet e refugjatëve në Itali dhe Greqi vuajnë nga mungesa e ujit, ushqimit, batanijeve dhe objekteve mjeksore, transmeton portali arbresh.info.
Raportin ai e ka cilësuar si një ‘këmbanë alarmi’ për dështimet e shteteve të BE-së në raport me refugjatët.
“Numri i fëmijëve që janë të abuzuar, të dhunuar dhe të kontrabanduar është tmerrsisht i lartë”, tha ai. “Nëse BE-ja dëshiron t’i ruan vleras e saj, duhet të shfaq kujdes për fëmijët refugjatë”./Arbresh.info
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë