Google ADS

Sharon Stone zbulon se ku e merr vetëbesimin

20:14 | 24 Prill 2017
Trina Galanxhi

Sharon Stone është një nga gratë më të fuqishme në Hollywood, por sikur të gjithë të tjerët edhe ajo ka ditët e saj të këqija.

“Të gjithë i kanë ditët e tyre të këqija, por mendoj se kjo është çështje e trupit, mendjes dhe shpirtit”, ka thënë ajo, transmeton portali arbresh.info.

“Duhet të përpiqeni të qëndroni të balancuar në të gjitha këto gjëra dhe kjo do të ju ndihmojë”, shtoi Stone.

“Mbi të gjitha duhet të qëndroni të arsyeshëm, të hani mirë dhe të fleni. Duhet të mbani vetëdijen tuaj në gjendje të duhur dhe të mendoni për atë që vjen”.

Më pas ajo ka shtuar se duhet ndarë gjërat që janë të rëndësishme dhe një gjë e tillë sipas sjell lumturi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme