Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj deklaratave të komisionarit, Johanes Hahn që tha se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me pretendime për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.
Thaçi ka thënë se kjo është shenjë se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe të vizionit për Kosovën
“Komisioneri Hahn i prekur nga shqetësimet e Serbisë, paska shprehur zhgënjimin e tij për deklaratat që gjoja përfshijnë tendencat për krijimin e Shqipërisë së Madhe.Për më tepër, ai paska shtuar se BE-së nuk mund t’i bëhet presion me deklarata të tilla. Fatkeqësisht, një deklaratë e tillë e një komisioneri të BE-së dëshmon saktësisht atë që e kam thënë shumë herë deri më tash, se BE-ja ka mungesë të lidershipit dhe vizionit për konkretizimin e perspektivës evropiane për Kosovën”, ka shkruar presidenti i Kosovës në facebook.
Sipas tij, kjo deklaratë dëshmon se BE-së nuk i bëhet vonë për Kosovën, duke përmendur me theks të veçantë diskriminimin dhe izolimin e kosovarëve.
“Kjo qasje dëshmon se BE-së, në rastin më të mirë, nuk i bëhet vonë kurrë për Kosovën. Ndërsa, në rastin më të keq, as që do t’ia dijë fare. Diskriminimi dhe izolimi i qytetarëve tanë sot, flet shumë më tepër se deklaratat monotone të disa zyrtarëve të BE-së që përsëriten që nga viti 2000”, thuhet në postimin e Thaçit në facebook.
Ai ka thënë se Shqipëria e Madhe është propagandë e Serbisë, pasi sipas tij nuk ka Shqipëri të Madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqiëpri dhe vetëm Kosovë.
“Projekti i Shqipërisë së Madhe është produkt i propagandës së Serbisë për të realizuar projektin e Serbisë së Madhe, i cili tashmë pothuajse funksionon nën hundën e BE-së.Nuk ka Shqipëri të madhe apo të vogël, por ka vetëm Shqipëri dhe vetëm Kosovë.Dhe do të ishte mirë që edhe BE-ja ta pranojë këtë realitet dhe të fillojë ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. HTH”, ka përfunduar Hashim Thaçi.
Johanes Hahn gjatë takimit me Daçiqin i kishte cilësuar si të parapnueshme dhe nxitëse, deklaratat e Thaçit dhe Edi Ramës për krijimin e Shqipërisë së Madhe.
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët