Google ADS

Rahoveci me komision për vlerësimin e dëmeve nga i ftohti dhe bryma

15:53 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi ka nënshkruar sot vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga i ftohti dhe bryma e rënë gjatë muajit prill të këtij viti.

Sipas pikës dy të vendimit, komisioni ka për detyrë që të bëjë konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga i ftohti dhe bryma, pika tre e vendimit obligon anëtarët e komisionit që punët t’i kryej duke u bazuar në legjislacionin në fuqi.

Ndërsa pika katet e vendimit, thotë se komisioni do të filloj punën menjëherë dhe punët duhet të përfundojnë në një afat të arsyeshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme