Daniel Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, Baltimore, analizon deklaratat e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, mbi mundësin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nëse BE-ja mbyll derën e integrimit për Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
Sipas Serwer-it, ka dy mënyra për të kuptuar se çfarë tha Rama.
Njëra është se kjo është një deklaratë analitike se mungesa e perspektivës evropiane mund të forcojë dëshirën e shqiptarëve për të formuar një hapësirë të unifikuar në Ballkan, dhe unë mendoj se kjo është reale. Është fakt se perspektiva evropiane parandalon të gjitha vendet e Ballkanit për të bërë atë që kanë bërë në vitet e nëntëdhjeta dhe kjo është përpjekja për të bashkuar grupet etnike, edhe me koston e vrasjeve masive dhe gjenocidit ndaj grupeve të tjera etnike. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një deklaratë analitike, siç e kuptoj në përgjithësi. Unë nuk e kuptojë këtë si diçka që ai (Rama) dëshiron për ta arritur. Përkundrazi, mendoj se është plotësisht e qartë se ai nuk dëshiron që kjo të ndodhë dhe unë nuk njoh dikë në Prishtinë dhe Tiranë, i cili dëshiron të jetë një politikan në një “Shqipëri të Madhe”, shkruan newsweek, raporton Zeri.info Nuk do të kishte vend për të gjithë këta politikanë në “Shqipëri të Madhe”, prandaj asnjëri prej tyre realisht nuk dëshiron që bashkimi të ndodhë.
Unë mendoj se në fakt çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë në këtë moment në Ballkan do të çonte në një riorganizim të përgjithshëm i cili nuk mund të bëhet në mënyrë të qetë dhe do të çonte në një dozë të madhe të dhunës, ku të gjithë do të pendoheshin. Unë mendoj se ka shumë frustrime, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi, për shkak se procesi i zgjerimit evropian po ecën ngadalë. Por është fakt se vendet e Ballkanit nuk kanë bërë sa duhet sa i përket reformave politike dhe ekonomike, aq sa Brukseli dhe Uashingtoni do të dëshironin.
Mua më duket se këtu ka vend për një lloj të marrëveshjes dhe kjo duhet të jetë, “le ta bëjmë këtë proces të anëtarësimit real dhe të bëjmë reforma realiste ekonomike dhe politike”. Kjo është, sipas mendimit tim, një marrëveshje shumë e mirë, por ajo është shumë e vështirë të arrihet në rrethanat aktuale për shkak të rrethanave të vështira në kuadër të Bashkimit Evropian, sepse kemi Brexit-in dhe zgjedhjet në Francë që mund të sjellin në pushtet ata që kundërshtojnë Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian është në telashe të mëdha, në qoftë se mund të shprehem kështu, që të mund të përmbush aspiratat e njerëzve në Ballkan.
Njerëzit në Ballkan, udhëheqja politike në Ballkan, nuk ndjenë se nga Brukseli po merr atë që pret për të vazhduar me reformat shumë të rënda politike dhe ekonomike. Ne jemi në një moment shumë të vështirë, por kjo në fund do të tejkalohet. Ekonomia evropiane ka filluar të rimëkëmbet dhe me kalimin e kohës ne do të shohim një ndryshim të madh të qëndrimit, në varësi të asaj se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në Francë dhe në Gjermani. Por unë shpresoj në ruajtjen e perspektivës evropiane dhe ruajtjen e vullnetit të liderëve politik në Ballkan për të zbatuar reformat politike dhe ekonomike.
Këto kërcënime natyrisht mund të rrëshqasin nga duart dhe mund të çojnë në zhvillimet fatkeqe politike. Unë mendoj se të gjithë në Ballkan janë shumë të vetëdijshëm se retorika nacionaliste në të kaluarën solli vetëm tragjedi. Nëse njerëzit e mbajnë këtë në mend, atëherë do të vetëpërmbahen. Por fakt i thjeshtë është se në qoftë se një perspektivë evropiane nuk është në dispozicion, disa gjëra të këqija do të mund të ndodhin në Ballkan dhe duhet vepruar mbi këtë bazë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...