Google ADS

Zhduken dy peshkatarë në Vlorë

10:20 | 24 Prill 2017
Arbresh.info

Zhduken pa gjurmë dy peshkatarë në Vlorë, të cilët pasditen e së dielës kishin dalë në det.

Peshkatarët e zhdukur janë Lorenc Doko, 32 vjeç, dhe Elson Kerri, 37 vjeç, të cilët nga të dhënat paraprake dyshohet se mund të jenë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës.

Doko dhe Kerri po hidhnin rrjetat nga një varkë e vogël, ku sipas dëshmive të peshkatarëve të tjerë, mendohet se janë mbytur në grykëderdhjen e Vjosës.

Delta Force, Policia Kufitare dhe polumbarët po kërkojnë për gjetjen e tyre, por ende pa gjurmë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme