Marrëveshja që përcakton kufirin me Malin e Zi, e cila po përfolet që këtë javë do të procedohet nga Qeveria e Kosovës në Kuvend, duket se varet nga takimet e sotme të kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, në Bruksel.
Ai ka udhëtuar sot për në Bruksel ku do të prezantojë kërkesën e tij të re në lidhje me liberalizmin e vizave për kosovarët.
Zëdhënësi i Qeverisë, Faton Avdullahu në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se dërgimi i kësaj marrëveshje në Kuvend varet edhe nga pajtimi i palëve në koalicion.
“Parimisht jemi marrë vesh që ta dërgojmë sa më shpejt që është e mundur marrëveshjen e demarkacionit në Kuvend, kjo varet nga pajtimi i palëve në koalicion që janë marrë vesh të procedohet pa vonesa të pajustifkueshme. Ky është një proces që është në zhvillim e sipër dhe duhet të procedohet sa më shpejt që është e mundur. Procesi tjetër është ai që e ka ndërmarr kryeministri Isa Mustafa, pra shkuarja e tij në Bruksel që të takohet me pushtetarët në Bruksel edhe me politikan, njerëz të qendrës së djathtë në EPP që kanë ndikim krucial në zhvillimet politike në Bruksel, ku prej tyre ka kërkuar që të shihet mundësia e suspendimit të kushtit të demarkacionit për liberalizim vizash dhe nëse na ipen vizat e ne vazhdojmë të mos e zgjidhim punën e demarkacionit atëherë të na suspendohen vizat”, ka thënë ai.
Sipas tij kryeministri Mustafa me këtë projekt po mundohet të shfrytëzoj lidhjet e mira që i ka me partitë e Qendrës së djathtë, të cilat siç tha ai, kanë ndikim të madh në Bruksel.
Po ashtu, Avdullahu tha se nëse kryeministri arrin t’i bind të gjithë të lartpërmendurit, atëherë sipas tij marrëveshja e demarkacionit mund të mos shkoj në Kuvend.
“Parimisht mund të konstatojmë që nëse arrin kryeministri t’i bind palët me të cilat do të takohet në Bruksel, demarkacioni suspendohet, nëse nuk arrin t’i bind, ai shkon në Kuvend. Do të thotë kjo varet se si do të jetë reagimi i pushtetarëve të Brukselit, i forcave politike të Qendrës së Djathë si Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Mund të konstatojmë që ka indicie për një mirëkuptim në këtë kërkesë sepse ata janë të mirëkuptueshëm në këto gjëra. A do të vendoset pozitivisht ose jo mbetet të shihet për një kohë të caktuar”, është shprehur Avdullahu për Arbresh.info./Valdete Berisha/Arbresh.info/
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të