Policia Kufitare e Shqipërisë ka arrestuar në Qafë Morinë një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i kosovarit siç njofton Policia e Shtetit është bërë me qëllim ekstradimi.
“Më datë 22.04.2017, Specialistët e Policisë Kufitare Qafë-Morinë, bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi të shtetasit kosovar dhe konkretisht: -B.K, 27 vjeç, banues në Vërmic, Kosovë. Ky shtetas u kap në hyrje të SPK. Qafë- Morinë, Tropojë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoj shtetas ‘’i shpallur në kërkim ndërkombëtar’’, nga Interpol Franca”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Gjykata Savoie/Francë, me vendimin nr.Ekstra, datë 18.06.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe “Rrëmbim dhe heqje e paligjshme e lirisë“. Materialet do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?