Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro i ka bërë thirrje opozitës që të rifillojnë bisedimet.
Ai tha gjithashtu se ishte për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në vend.
Komentet e tij vijnë pas paralajmërimeve për mbajtjen e një tjetër proteste të hënën, pas tri javësh protestash të tensionuara në të gjithë vendin.
Demonstruesit kanë bërë thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vitin e ardhshëm p dhe largimin e presidentit Maduro, shkruan BBC.
Negociatat e vitit të kaluar midis opozitës dhe qeverisë u prishën kur opozita akuzoi Maduron për shkelje të marrëveshjeve dhe përdorimin e bisedimeve për të përfituar kohë.
Duke folur të dielën, Maduro miratoi idenë e zgjedhjeve për kryetarët e komunave dhe guvernatorët e shtetit, por nuk përmendi votim në nivel presidencial.
“Zgjedhjet – po, tani dua zgjedhje,” tha ai.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...