Çifti i çuditshëm që mund të drejtojë Francën, ai është 39 vjeç e ajo 64

00:54 | 24 Prill 2017
Trina Galanxhi

Emmanuel Macron kryeson në sondazhet për President të Francës. Këtë të diele ai do të konkurojë në turnin e parë dhe do të synojë të pasojë mentorin e tij Fransua Holland.

Por megjithëse gruaja e presidentit francez nuk ka ndonjë rrol të zyrtar në republikën franceze, bashkëshortja e tij Brigide, parashikohet se do të ketë një ndikim të madh te Makron për shkak të lidhjes speciale që ka me të.

39 vjeçari që ka zënë gjithmonë faqet e para të mediave për shkak të bindjeve politike, nuk mungon edhe në faqet rozë, falë gruas së tij.

Ajo është Brigitte Trogneux dhe është 64 vjeçe.

Ndërkohë politikani i pashëm është 39 vjeç.

Lidhja e tyre është përmendur shumë jo vetëm për shkak të dallimit të madh në moshë, por për faktin se Brigitte, ishte  mësuese e tij në shkollën e mesme.

1-emmanuel-macron-brigitte-trogneux-amour_1492800130-1802156 1485791678-par8227147-1_1492800147-734509 emmanuel-macron-and-his-wife-brigitte-trogneux-794529_1492800090-4368596 macron-907328_1492800082-2161433 macron-and-wife-907332_1492800075-154100

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme