Numri i fluturimeve te NATO-s për shkak të sinjaleve të alarmit vitin e kaluar ka prekur nivele të papara që prej Luftës së Ftohtë.
Sipas një zëdhënësi të aleancës në bazën ushtarake të Ramshtajn, shkak për këtë janë bërë situata në Turqi dhe ndërhyrja ushtarake ruse në konfliktin sirian.
Në 2016 janë kryer plot 870 të ashtuquajtura fluturime alarmi, 780 nga të cilat kishin të bënin me avionët ruse. Në 2015 fluturimet ishin 410.
Në raste të tilla pilotët duhet të jenë brenda pak minutash në ajër me avionët luftarakë, për të verifikuar nëse ka rrezik nga një avion i caktuar e nëse do të jetë e nevojshme i ndalin ato me dhunë.
Që nga viti i kaluar aviacioni ushtarak turk i kryen fluturimet e alarmit nën komandën e NATO-s, pas incidentit të përgjakshëm në kufirin turko-sirian, kur një F-16 turk goditi një avion rus që me gjasë kishte shkelur hapësirën ajrore turke.
Në radhët e NATO-s mendohet, se ky incident nuk do të kishte ndodhur, nëse aviacioni turk do të kishte qenë nën komandën e aleancës.
Sipas të dhënave të NATO-s gjendja është qetësuar disi në Europën Lindore. Ministria e Mbrojtjes ne Lituanisë pretendon se numri i fluturimeve të gjendjes së alarmit ka rënë në 110 në vitin 2016, nga 150 fluturime në vitin 2015.
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë